Eliona Pitarka tregon e përlotur momentin më të vështirë pas lindjes së vajzës (FOTO LAJM)

Jeta e Eliona Pitarkës ndryshoi përgjithmonë në muajin mars me ardhjen në jetë të vajzës së saj Gala. Aktorja e dashur për publikun shqiptar po shijon një nga periudhat më të bukura si nënë dhe këtë e ka treguar herë pas here me postime në rrjete sociale. Sëfundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku ndër të tjera ka folur edhe për një moment të vështirë pas lindjes së Galës. Teksa ka ndarë një foto si asnjëherë më parë me lot në sy ajo shkruan: “Këtu kam qenë duke qarë. Kisha një javë me temperaturë 40. M’u bllokua gjiri. Ka qenë muaji i parë. Po, kam vuajtur muajin e parë goxha. Mora antibiotikë”.

Eliona ka rrëfyer gjithashtu se do donte edhe një fëmijë tjetër. E pyetur nga një ndjekës nëse është gati për një bebush të dytë, ajo është shprehur: “Dashtë zoti, po”.


Shtuar 18.07.2021 11:56