Para “Përputhen”, si dukej Shqipe Hysenaj vite më parë (FOTO LAJM)

Ndonëse nuk është më pjesë e Për’puthen, Shqipe Hysenaj vazhdon të mbetet shumë e komentuar në rrjet. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit.

Një ndër ta e ka pyetur se cila është fotoja e saj e preferuar dhe Shqipja ka publikuar një foto në moshën 24-vjeçare. Atëherë ajo ishte një figurë e panjohur për publikun, megjithatë duket e njëjta Shqipe.

Kujtojmë se ish-konkurrentja nuk e gjeti dashurinë në Për’puthen, nga ku u përjashtua. Në bisedën me ndjekësit ajo ka shkruar se nuk e humb shpresën për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Shtuar 3.05.2021 11:05