Noizy na zbuloi datën e “Alpha Show 3” dhe është më shpejt sesa e mendonim!

Koncerti madhështor i Noizy-t, “Alpha Show” do të vijë në vitin dhe suksesin e tij të tretë. Por këtë vit ndryshe nga e vitet e para, do të vijë më shpejt sesa e mendoni. Jo më 14, as më 4 gusht, por më 27 qershor. Lajmin e ka dhënë vetë Noizy teksa ka njoftuar se biletat për koncertin tanimë janë në shitje. Përveç kësaj, një risi tjetër e këtij viti është se koncerti madhështor do të jetë në stadiumin “Air Albania”.

Disa muaj më parë, ai zbuloi se këtë vit do të ketë një Alpha Show edhe në Prishtinë, megjithatë për të nuk ka dhënë ende detaje.


Shtuar 1.05.2024 20:40