Një vrasje trondit familjen Kardashian

Familja Kardashian është tronditur nga vrasja brutale e menaxheres së tyre nga partneri i saj. Menaxherja e Kardashian dhe shumë personazheve të tjerë të famshëm në SHBA, Angie Kukawski, u godit me thikë në makinën e saj.

Ajo u gjet e vdekur një ditë pasi u raportua e zhdukur dhe policia arrestoi partnerin e saj 49-vjeçar si të dyshuar për vrasjen. Autoritetet thonë se Jason Barker vrau Kukowski më 22 dhjetor dhe më pas e zhvendosi trupin e saj në Simi Valley të Los Anxhelosit duke përdorur makinën e tij.

Angie Kurafski ishte menaxhere e personazheve të tjerë të famshëm, përfshirë Kanye West dhe Nicki Minaj.

“Angie ishte vërtet më e mirë. kujdesej për secilin prej nesh dhe e bënte të pamundurën të dukej e mundur. Do të na mungojë në mënyrë të paimagjinueshme. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes së saj në këto kohë të vështira”, tha familja Kardashian / Jenner në një deklaratë pas lajmit për vdekjen e Kurafskit./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 11:24