Problemet për Barcelonën nuk kanë të ndalur, 3 raste të reja pozitive në ekip

Numri pozitiv i infektimeve me Covid-19 në Barcelonë është rritur.

Klubi katalanas me një postim të publikuar pak minuta më parë, ka komunikuar rastet e reja me Covid-19 të Sergino Dest, Philippe Coutinho dhe Ez Abde.

Të infektuarit në shtëpinë e Barcelonës janë rritur ndjeshëm dhe në një hark kohor shumë të shkurtër.

Kujtojmë se ditët e fundit rezultuan pozitiv Dembelé, Umtiti, Gavi, Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Balde./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.12.2021 11:22