Një tjetër Veshaj në ‘BBV’? Mario merr ‘ftesën’ live nga Ledioni

Mbrëmjen e sotme, Romeo Veshaj u surprizua nga vëllai i tij, Mario. Takimi emocionues erdhi pas rrëfimit emocionues në linjën e jetës së aktorit.

“Nuk bëj dot pa familjen. Kam luftuar gjithë jetën që të jemi bashkë, unë Doni Mario, mami dhe babi. Ëndrra ime është që të jemi gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm. E harroj që më ndjekin”- u shpreh Romeo.

Mario i kërkoi që të mos dorëzohet, si dhe të japë maksimumin gjatë ditëve të fundit të lojës.

“Nëse do jesh brenda, dhe dy javës duhet të jesh më zjarr se kurrë, është fundi. Mos u dorëzo, të dua shumë mos u dorëzo”.

Mirëpo, pas takimit, Mario mori edhe një ‘ftesë’ nga Ledioni.

Ledjon Liço: Ka dalë një batutë nuk ka Big Brother pa një Veshaj. Do vish vitin tjetër?

Mario: Po të vij unë, prapë surprizat janë harxhuar, i bie do vijë fisi.

Ledjon: Jo jo nuk duam, do marrim mamin dhe babin.


Shtuar 5.05.2024 08:46

Tags: , ,