Nëse e shihni pa rrip sigurimi mos e kritikoni, Einxhel tregon arsyen e fortë pse nuk e mban

Einxheli dhe Dagz janë një prej çifteve më të komentuara, teksa së fundmi flitet edhe që shumë shpejt do të bëhen prindër. Einxhel ndan shumë momente nga jeta e saj me ndjekësit në “Instgram” dhe i fundit ka qenë një replikë që i është bërë për faktin që nuk mban rripin e sigurimit në makinë.

Sipas saj, nuk i lejohet për shkak të dëmtimit në krah që pësoi gjatë kohës kur ishte në shtëpinë e “BBV”. Përmes një “Instastory” Einxheli sqaron edhe arsyet dhe tregon kategoritë që iu lejohet mosmbajtja e rripit të sigurimit.

 


Shtuar 15.08.2022 09:17