Në pritje të një djali/ Evi surprizohet nga Kledi në studio: I ngjan asaj

Evi Reçi dhe Kledi Hysa do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti është në pritje të një djali, sakaq, gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme, Evi Reçi ka marrë një surprizë shumë të bukur prej partnerit të saj.

Teksa në sfond këndohej bashkëpunimi i Evi Reçit dhe Flor Mumajesit, “I ngjan asaj”, Kledi ka hyrë në studio me karrocën e bebushit.

Të lidhura

None found

Por më të bukur këtë surprizë e kanë bërë gjestet e Kledit, i cili duke pretenduar se në karrocë qëndron bebushi i tij dhe i Evit, i këndon “I ngjan asaj” duke u drejtuar me gisht nga Evi.

 


Shtuar më 16.06.2024 15:33

Tags: ,