Ndahet nga jeta Apollo Creed, kundërshtari në ring i Rocky Balboa (VIDEO nga skena e filmit)

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare aktori Carl Weathers, i cili luajti Apollo Creed në katër filmat “Rocky” përballë Sylvester Stalone. Menaxheri i tij Matt Luber konfirmoi për Variety se Weathers u nda nga jeta të enjten e 1 janarit.

Weathers luajti gjithashtu në filmin “Predator” të vitit 1987 dhe pati një personazh të paharrueshëm në “Happy Gilmore” të Adam Sandler.

“Ai vdiq i qetë në gjumë”, tha familja e tij: “Ishte i jashtëzakonshëm që bëri një jetë të jashtëzakonshme. Kontributet e tij në kinema, televizion, art dhe sport lanë gjurmë të pashlyeshme ndër breza ”

Me një karrierë 50 vjeçare, Ëeathers luajtki në mbi 75 filma dhe seriale. Roli i tij më i famshëm ishte ai i kampionit të peshave të rënda në filmin Rocky I në 1976.

Aktori më pas luaji në Rocky II tre vjet më vonë për një revansh me Rocky Balboa (Stallone) dhe në Rocky III në 1982 për të përfunduar në 1985 me filmin e katërt të serisë në të cilin ai vritet në ring nga rusi Ivan Drago (Dolph Lundgren).


Shtuar 3.02.2024 10:30