Me VIP-a dhe ish-banorë të BB, Einxhel organizon super festën e bebit, a ishte Sara Berisha? (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pritet që bëhen prindër shumë shpejt. Ata do të bekohen me një djalë dhe tashmë po shijojnë momentin më të lumtur të jetës.

Së fundmi, moderatorja ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar Babyshowrin e saj. Ajo ka organizuar një super festë me tullumbace, zbukurime dhe detaje tepër të bukura. E veshur me një fustan bojëqielli, Einxheli ka ftuar motrën e Dagz, disa ish-banore të “Big Brother Albania”, si Antonela Berisha, Monika Lubonja apo moderatorja Aulona Musta.

Por nisur nga diskutimet e fundit për një ftohje të marrëdhenies me Sara Berishën, të gjithë janë kurioz nëse ajo ka marrë pjesë në festë.
Dhe përgjigja është PO. Sara ka ndarë vetë pamje nga festa që po mbahet në Tiranës.