Lori Hoxha nxjerr si asnjëherë më parë foto me të vëllain (FOTO LAJM)

Lori Hoxha ka bërë ditën e sotme një përjashtim dhe ka publikuar në rrjetet sociale dy foto me vëllain e saj, Itanin, i cili është më pak protagonist në media apo daljet publike sesa motrat e tij, kjo për shkak të moshës së tij të vogël. Të rralla janë herët që Itanin e kemi parë në profilet e tyre  në Instagram dhe ky i sotmi ishte një nga ato raste.

“Shikoni kush më lejoi më në fund që ta puth!”- shkroi Lori krah fotove, ku Itani duket se është rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se Lori dhe Sara kanë zgjedhur një profil publik dhe janë shumë të ndjekura në rrjetet sociale. Lori është ndër blogeret më të njohura shqiptare dhe frymëzim për shumë vajza, teksa edhe Sara preferohet shumë nga vajzat, sidomos nga nënat, me të cilat ndan eksperiencat e saj mbi rritjen e dy djemve të saj. Ndërsa më të vegjlit e familjes, Redia dhe Itani, janë më të tërhequr dhe nuk preferojnë të dalin shpesh as në profilet e Lorit dhe Sarës.


Shtuar 5.06.2021 21:47