‘Lironi Palestinën’, protestuesja i ndërpret fjalimin, si reagon Kim Kardashian (VIDEO)

Kim Kardashian ka vizituar Gjermaninë për të folur në panairin tregtar dixhital dhe marketing OMR vetëm pak orë pas paraqitjes së saj në Met Gala.

Teksa ishte duke folur, Kardashian u ndërpre nga një protestues i cili filloi të bërtiste vazhdimisht ‘Lironi Palestinën’.

Pamjet e publikuara në internet, tregojnë momentin kur rojet e sigurimit i afrohen gruas dhe e kapin për ta nxjerrë jashtë.

Mirëpo edhe 43-vjeçarja nga ana tjetër dëgjohet të thotë “Lironi të gjithë”, ndërsa protestuesi tërhiqet.

“Unë simpatizoj popullin e Izraelit dhe ata në Palestinë . Unë simpatizoj të gjithë. Gjithçka që duam është që të gjithë të ndihen të sigurt dhe të lirë”, shton Kardashian.

 


Shtuar 8.05.2024 13:57