La garën e “Ferma VIP” sepse i mungonte vajza, Robert Berisha jep mendimin e tij se kë sheh si finalist

Kë mbështet Robert Berisha si finalist në “Ferma VIP”? Konkurenti i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, i cili vendosi të linte garën ditën e djeshme për shkak se nuk mund të rrinte dot më gjatë larg vajzës, ka dhënë mendimin e tij për fermerët e tjerë në një lidhje me Skype në “Vizioni i Pasdites”. Berisha tha se e shikon si finalist Florian Agalliun, i cili sipas tij edhe e meriton fitoren.

Robert Berisha: Aty jemi futur për lojë dhe të fitojë më i miri, më i forti. Albanon dhe Marjanën i njoh nga jashtë, Bay G e kam takuar një herë. Të gjithë jemi të një mendimi që Flori e ka treguar veten nga dita e parë. Është futur për të fituar këtë sfidë. Flori e meriton, unë kështu e mendoj. Nuk besoja se do të kaloja kaq mirë, edhe nëse do t’i kisha zgjedhur vetë personat që janë pjesë aty. /vizionplus.tv


Shtuar 9.04.2024 18:50