Kylie Jenner bëri bujë të madhe kur lajmëroi për shtazëninë e saj të dytë dhe tashmë fansat kanë filluar të aludojnë për ardhjen në jetë të fëmijës.
Shumë thonë se ajo ka lindur fshehurazi fëmijën e saj të dytë. Në një foto të fundit që Travis Barker ka shpërndarë në rrjetet sociale, fansat e Kylie Jenner besojnë se ajo ka lindur.
Fansat fillimisht spekuluan se modela kishte lindur tashmë pasi motra e saj Khloe Kardashian postoi një foto të vajzës së Kylie Stormi e veshur me maskë në një mbledhje Krishtlindjesh. Kunati i ardhshëm i Kylie, Travis, mund të ketë ndarë një tjetër të dhënë se 24-vjeçarja ka lindur.
Ndërsa bateristi i Blink-182 u pa duke parë klasikun e Krishtlindjeve “How the Grinch Stole Christmas”, kishte diçka në foto që i bëri fansat të dyshonin.
Në pamje shihet ekrani i televizorit së bashku me dekorimet e Krishtlindjeve dhe një tavolinë kafeje me një tenxhere me trëndafila të kuq, libra dhe një filxhan çaji.
Megjithatë, vëmendja e fansave tërhoqi drejt një objekti tjetër në tavolinë. Një shishe bebeje e mbushur gjysmë ishte lënë në tavolinën e kafesë duke shkaktuar spekulime se shishja i përkiste të porsalindurit të Kylie. Postimi u rishpërnda në një faqe të fansave të Kardashian, “Kardashian News”, ku fansat ndanë teoritë e tyre.