Së fundmi janë ngritur dyshimet se një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre prej më shumë se 4 vitesh.
Bëhet fjalë për Fatma Methasanin dhe Alfio Rrotanin. Çifti ka prej kohësh një distancim total nga njëri-tjetri duke mos u shfaqur askund bashkë si fizikisht ashu dhe virtualisht. Në Instagramet e secilit nuk gjendet më asnjë gjurmë nga partneri.
Pas këtyre lajmeve, Alfio ka bërë një postim në rrjetet sociale që duket pikërisht si një konfirmim i ndarjes.
Ai bën një premtim për të birin.
“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio./albeu.com/