Në Instagramin e Diana Qerimit do të hasni menjëherë foto me fustane nusërie dhe mbrëmje.
Ajo arriti që një nga fustanet e saj të vishte nga Jennifer Lopez, një nga femrat më me ndikim në Hollywood.
Ky është fustani që Jennifer Lopez ka veshur në Met Gala nga stilistja Diana Qerimi.
Pak biografi: Diana Qerimi jeton në Prishtinë. Ajo është një nga dizajneret më të pëlqyera në Kosovë dhe që në moshën 16-vjeçare merret me këtë fushë. Në intervista ajo thotë se nuk ka mbaruar shkollën e dizajnit, por ka mësuar falë praktikës që ka pasur me disa stilistë të njohur. Ajo është martuar tre vite më parë me partnerin e saj Dren Berisha dhe së bashku kanë një fëmijë.