Konkurrentja e “She’s on top” bie në tokë, humb ndjenjat në mes të skenës (VIDEO)

Ditën e sotme “She’s on top” ka nisur sezonin e ri. E që në episodin e parë kishte rezervuar të papritura, pasi një nga konkurrentet ka humbur ndjenjat në skenë.

Konkurrentja e cila quhen Silvi nuk po ndihen mirë dhe u ul papritur në gjunjë, duke krijuar frikë e panik tek të gjithë.

Më pas ajo humbi ndjenjat, teksa mori menjëherë ndihmën e parë.  Fatmirësisht, kjo nuk zgjati shumë pasi Silvi e mori veten shumë shpejt dhe emisioni vijoi normalisht.

“Faleminderit për interesimin, jam më mirë! Por, normalisht të marrë kaq shumë komente të mira nga disa profesionistë…emocionet bënë të vetën, më ranë në kokë!“- u shpreh ajo më pas me nota humori.

Shtuar 9.05.2021 07:05