Formacionet zyrtare Juve-Milan

Juventus-Milan është padiskutim ndeshja më e bukur e fundjavës dhe ajo që pritet me padurim në Serie A. Edhe pse sigurisht që nuk do të mbyllet sot kampionati, fati i njërës apo tjetrës skuadër mund të përcaktohet sonte…

Lufta për Champions League pas suksesit të Napolit dhe Atalanta është përkeqësuar për dy ekipet dhe tani duhet të përgjigjen në fushë.

Pirlo rikuperon Chiesa dhe Morata, që luajnë titullarë, ndërsa Pioli preferon kartën “Brahim Diaz” përkrah Ibrahimovic, me Tomorin titullar në mbrojtje pranë Kjaer.

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, de Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Cristiano Ronaldo. Tr.: Pirlo

MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Çalhanoglu; Ibrahimovic. Tr.: Pioli


Shtuar 9.05.2021 19:59

Tags: , ,