Zidane paralajmëroi largimin nga Reali, por në Spanjë mendojnë ndryshe

“Ajo që mund të konfirmoj me siguri është se do t’ia bëjë gjërat shumë të lehta klubit”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Zinedine Zidane në konferencën e djeshme për shtyp në lidhje me dyshimet mbi të ardhmen e tij në drejtim të Real Madrid.Gjithsesi, sipas AS, trajneri francez duket se do të jetë në drejtim të Los Blancos edhe sezonin e ardhshëm.

Florentino Perez duket se nuk ka patur asnjë kontakt me trajnerë të tjerë, as me Allegri-n, i cili, gjithmonë sipas AS, do të marrë drejtimin e një skuadre tjetër të madhe europiane.

 

Shtuar 9.05.2021 07:05