Kjo po që nuk pritej, Atdheu futet brenda në Big Brother VIP për t’u sqaruar me Antonelën (VIDEO)

Antonela sonte hapi “Kutinë e Pandorës”.

“Kutia e Pandorës” ka dy zarfa e cila përfshin një lajm të mirë dhe një jo i mirë, shkruan lajmi.net.

Lajmi i mirë ishte se kuptoi gjininë e fëmijës së motrës ndërsa lajmi jo i mirë ishte se do takohet me një nga personat jashtë “Big Brother”.

Ai ishte ish-konkurrenti i programit Përputhen, Atdhe Xheravina i cili erdhi për tu sqaruar lidhur me akuzën që Antonela i kishte bërë se Atdheu ka afirmitet me Arjola Demirin.

Ndërkohë, Atdheu e sqaroi këtë akuzë duke e quajtur shumë të ulët këtë gjë sepse ai e ka mike shumë të mirë banoren e “Big Brother”.

“Ju po i bëni njëra-tjetrës dhunë psikologjike në vend që të qëndroni së bashku”, ndër tjera i tha Atdheu, Antonelës.


Shtuar 28.12.2021 23:27