Në një bisedë për emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka ndarë mendimet e tij lidhur me dinamikën dhe qëndrimet e banorëve të këtij sezoni.
Ai theksoi se ajo që e shqetëson më shumë është hipokrizia dhe mungesa e origjinalitetit te njerëzit në përgjithësi.
Të lidhura
None found
“Problemi im qëndron te njerëzit që shtiren. Në shumicën e rasteve unë preferoj të pi kafe i vetëm, sepse nëse nuk jam ulur me dikë që e duroj dot, s’mund të bëj sikur po kaloj mirë”, deklaroi Besi.
Sa u përket banorëve aktualë, ai u shpreh se e gjithë sjellja e tyre i ngjan një recitali të mirëmenduar.






