Kim Kardashian dhe Pete Davidson bënë daljen e parë publike si çift (FOTO LAJM)

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Kim, 41 vjeç dhe Pete, 28 vjeç, u panë të kapur për dore së fundmi ndërsa festonin ditëlindjen e tij në Palm Springs, Kaliforni. Kim dhe Pete dukeshin të buzëqeshur ndërsa bënë një shëtitje pranë rezidencës prej 12 milionë dollarësh së Kris Jenner.

Është partneri i parë romantik për yllin televiziv që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish burri Kanye West në shkurt të këtij viti. Kanye, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për pak kohë me modelen Irina Shayk në qershor por kohët e fundit është përfolur se ka nisur një romancë me një modele 22 vjeçare.


Shtuar 19.11.2021 15:53