Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin e njohur, Kastro Zizo. Djali i tij, Dankan mbush 16 vjeç dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga i ati.
Ky i fundit ka postuar në Instastory, dy foto, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim shumë të ndjerë.
Ndër të tjera, Kastro thotë se ndihet shumë krenar për të birin që ka.
“Ishte një mëngjes vjeshte kur erdhe në jetë, kur të mora për herë të parë në krahë. Kur pa kuptuar më kaploi një ndjenje që me mbushi…isha për vete “fëmijë” dhe ti ma dhe emrin Baba duke më bërë njeriun më të lumtur në botë. Sot, të shoh dhe “mbushem” sërish për djalin që kam, për burrin që ti je bërë. Jam krenar për ty bir. Gëzuar ditëlindjen, të gëzoftë shpirti! Të do babi shumë”, ka shkruar ai.