“Ishe në emision dashurie dhe fsheh të dashurin”, Sindi flet për lidhjen e saj të deklaruar (FOTO LAJM)

Para pak javësh Sindi ka deklaruar se ka filluar një lidhje dashurie me një njohe jashtë programit.

Ish-konkurrentja nuk ka zbuluar asgjë më shumë duke dashur që ta mbajë të fshehtë djaloshin që i ka marrë zemrën.

Pikërisht për të është pyetur nga ndjekësit në një bisedë në Instagram.

‘’Pse s’tregon të dashurin kur ke qenë në një program dashurie dhe të kanë parë 1 milion shqiptar?’, ishte pyetja drejtuar Sindit, e cila iu përgjigj publikisht.

‘’Pikërisht sepse e di shumë mirë se si është nëse bëj çdo gjë publike tani. Më vonë mbase. Për momentin dua të shijoj çdo moment pa asnjë sy rreth e rrotull’’, ka shkruar Sindi.

Shtuar 15.07.2021 21:03

Tags: