I hyri sportit të bodybuilding, Iva Aliko zëvëndëson format provokuese me muskuj (FOTO LAJM)

Sporti i bodybuilding është konsideruar gjithmonë si sport mashkullor. Menjëherë të vijnë ndërmend burrat si “herkul” apo Arnold Schearzenegger në kohën e tij të artë.

Në Shqipëri ka vite që po punohet për masivizimin e këtij sporti te meshkujt. Problemi ka qenë te femrat, të cilat nuk e kanë “përqafuar” lehtë dhe numri i garuesve dhe personave që merren me bodybuilding është i vogël.

Më 13 qershor u mbajt kampionati i këtij sporti dhe morën pjese vetëm 5 vajza. Mes konkurrenteve ra ne sy pjesëmarrja e Iva Alikos që fitoi dhe çmimin e “Women’s Body Fitnes”.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku tregoi se të gjithë janë habitur me ndryshimin që ka pësuar, por që tashmë janë mësuar.

Iva tregoi se është stërvitur gjithmonë, por dy vitet e fundit më shumë.

“Duke u stërvitur çdo ditë filloi të më tërhiqte më shumë. Format që preferoj janë format që kam aktualisht. Në palestrën time ka pak femra që ngrenë pesha si unë. Madje edhe djemtë habiten. Kam pasur një genetikë gati perfekte. Kam pasur forma më bollëk aty ku i duhen një femre. Por në një moment pata një pasion dhe jam e kënaqur me format që kam”, tregoi Iva.

Aliko gjithashtu zbuloi se në mëngjes ha tre të bardha veze dhe tërshërë. Ndërsa më pas me fileto, sallata apo gjëra të shëndetshme.

E pyetur se kur ka pasur më shumë sukses me meshkujt, tani apo me format e mëparshme, Iva tha “në të dyja periudhat”.

“Unë kam sukses me meshkujt si me këto forma ashtu edhe me format që kam pasur në fillim”, u shpreh ajo, duke shtuar se në preferencat e saj nuk janë meshkujt e palestruar.

“Kam kritere të tjera për meshkujt”, tha Aliko.

Shtuar 17.06.2021 14:19