Gjërat po bëhen shumë serioze! Ledjana bën deklaratën më të fortë për Mevlanin (VIDEO)

Në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Tashmë marrëdhënia mes tyre është akoma më e fortë dhe dita ditës dyshja afrohen akoma më shumë bashkë. Në rrjete sociale ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri dhe nuk mungojnë dedikimet e dashurisë.

Mirëpo dje në nisje të emisionit, Ledjana i surprizoi të gjithë. Ajo i dha një dhuratë Mevlanit, që ishte një ndër më të veçantat dhe brenda mbante një deklaratë shumë të fortë. Ajo i dhuroi një kornizë, brenda së cilës ishte shkruar “të dua”. Kjo është hera e parë që Ledjana i thotë Mevlanit “të dua”, ndaj këto fjalë dhe dhurata e saj i surprizoi të gjithë. Madje ajo ftoi Mevlanin që të ulej pranë saj në kolltuk dhe ai pranoi e i dhuroi një puthje në ballë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


Kujtojmë se deklarata e tyre për njëri-tjetrin ka ardhur pas 8 muajsh që ata kanë qenë pjesë e programit. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha në emision para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.


Shtuar 30.04.2021 08:51