Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për shërbimin e hemodializës në 5 qytete/ Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente

Agjencia e Prokurimeve, ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit me fond limit 4.59 miliardë lekë për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, për një periudhë 48-mujore.

Tenderi ishte shpallur më 17 gusht 2026 nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar.

Të lidhura

None found

Në garë kishte marrë pjesë vetëm kompania Diaverum AB, e cila ishte shpallur fituese më 10 shtator 2026.

Megjithatë, procedura është anuluar tashmë zyrtarisht në sistem, me argumentin se janë konstatuar “gabime ose mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit”.

Anulimi vjen pas deklarimeve të mëparshme verbale nga Ministria e Shëndetësisë për anulimin e kontratës. OSHISH është shoqëri me zotërim publik, e krijuar më 15 janar 2026.

Gjatë javëve të fundit, në këtë shoqëri kanë pasur ndryshime në statut, objekt, kapacitete dhe drejtim.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel