Getoari surprizon Marinën për ditëlindje me dhuratën e pazakontë (FOTO LAJM)

Marina Vjollca festoi dje 31 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë speciale, nuk munguan urimet nga njerëzit më të dashur. Getoar Selimi shkroi fjalët më romantike për të:

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur.”.

Ndërkohë, moderatorja Luana vendosi ta urojë me videot më funny që kanë realizuar së bashku. “Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime! Marina Vjollca je bekimi i jetës! P.S: Tradita e publikimeve vazhdon me videot që i bëjmë për qejf”, ishin fjalët e Luanës krahas videove që ndau në Instagram.

Ditën e sotme, Marina ka zbuluar dhe dhuratën speciale që ka marrë nga bashkëshorti, një skulpturë me portretin e saj. “Më ke bërë të perjetoj një nga ndjesitë më të bukura në jetë. Të dua pafund jeta ime. @ghettogeasy Veç lumturi më fal.”, ka shkruar Marina krahas imazheve.

Shtuar 18.05.2021 18:52