Nuk ishte tërmet! Lëkundet papritur rrokaqielli 70 katësh në Kinë (VIDEO)

Një ndodhi e çuditshme po edhe aq e frikshme ka ndodhur në qytetin jugor të Kinës Shenzhen.

Një rrokaqiell prej më shumë se 70 kate është evakuuar pasi filloi të dridhej papritur. Sikundër shihet dhe nga pamjet, me qindra njerëz u përplasën mes tyre në përpjekje për të sa më shpejt nga ndërtesa.

Autoritetet lokale nuk e dinë ende se çfarë bëri që ndërtesa 300m SEG Plaza të lëkundet të martën pasdite. Asnjë tërmet nuk u regjistrua në atë kohë. Një hetim është duke u zhvilluar. Ndërtesa 20-vjeçare strehon një treg elektronik dhe zyra.

Ajo qëndron në zemër të Shenzhen, një qytet i gjerë me më shumë se 12 milion njerëz i njohur për industrinë e tij të blerjeve dhe lulëzimit të teknologjisë. Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan qindra njerëz që largoheshin nga rrokaqielli pak pasi u evakuua.

Gazeta Global Times e Kinës tha se qeveria lokale e rrethit Futian të Shenzhen, ku ndodhet SEG Plaza, mori raporte të lëkundjeve nga stafi brenda ndërtesës në 12:31 me kohën lokale. Deri në orën 14:00, të gjithë brenda ndërtesës ishin evakuuar, raportoi gazeta. Në një deklaratë të mëvonshme, qeveria lokale tha se një hetim paraprak nuk gjeti “asnjë të çarë në tokë përreth ndërtesës” dhe asnjë dëmtim të “pjesëve të murit të jashtëm“. Përfunduar në vitin 2000, SEG Plaza është ndërtesa e 104-të më e lartë në Kinë dhe e 212-ta më e lartë në botë, sipas një baze të dhënash në internet, shkruan BBC. Shenzhen, i cili lidh Hong Kongun me territorin e Kinës, është pararojë e teknologjisë dhe inovacionit në vend. Bizneset me seli në qytet përfshijnë Tencent dhe Huaëei. Ndërtesat kanë shpesh probleme në Kinë. Në maj të vitit të kaluar, një hotel që përdorej si një strukturë karantine e koronavirusit në qytetin kinez të Quanzhou u shemb, duke vrarë 29 persona.

 

 

 

 


Shtuar 18.05.2021 18:34