FOTO/ Gjesti tha se nuk ka ndjenja për të, reagon Egli: Mendohuni mirë para se…

Në spektaklin televiziv “BBVA4” po vazhdohet të diskutohet për largimin e Egli Takos.

Shumica prej banorëve fajsojnë Gjestin, pasi nuk e qartësoi raportin e tyre që në fillim.

Ky i fundit përsëriti dhe njëherë se nuk ka pasur ndjenja për këngëtaren dhe se është i ngarkuar emocionalisht.

Ndërkohë që para pak minutash nëpërmjet një postimi ne “insta-story” Egli ka publikuar një video të sajën ku është duke qarë.

“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë sepse Zoti i numëron lotët e saj. Gëzuar 8 Marsin! “- shkruan ish banorja.


Shtuar 8.03.2025 22:41

Tags: , ,