Aktorja turke Merve Bolugur nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Ajo ka luajtur rolin e Zejnep në serialin “Kuzey Guney” dhe Sulltaneshën Nurbanu në serialin historik “Sulltani i madhërishëm”. Aktorja 35-vjeçare thuhet se nuk po kalon një periudhë aspak të mirë pas zhvillimeve në jetën e saj private. Në nëntor të vitit të kaluar ajo u martua me Mert Aydin, por martesa e tyre zgjati vetëm 44 ditë. Pas ndarjes, aktorja është shfaqur e transformuar në fotot e fundit në Instagram. Ajo thuajse nuk njihet teksa fansat janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Merves.
Sipas tyre, gjendja e aktores ka ardhur si pasojë e divorceve pasi përpara Mertit, Merve ka qenë e martuar edhe me Murat Dalkiliç, me të cilin thuhet se u nda për arsye tradhtie. Prej vitesh aktoren nuk e kemi parë të angazhuar as në seriale apo filma, duke u tërhequr nga bota e kinemasë. Merve dikur renditej si një ndër fytyrat më të bukura në Turqi, por tashmë pamja e saj ka ndryshuar dhe disa foto të saj tani mund t’i shihni më poshtë.