Fansat publikojnë videon, MC Kresha shihet duke thirrur ezanin në xhami (VIDEO)

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, krahas angazhimeve në muzikë nuk e lë anash përkushtimin e tij ndaj fesë myslimane.

Kjo pasi ai së fundmi është parë duke kënduar ilahi në një xhami të Mitrovicës, gjatë faljes së taravisë.

Në një video të publikuar nga faqja Qyteti i Mitrovicës në Facebook, mund të shihet reperi teksa interpreton para dhjetëra bashkëqytetarëve të tij në xhami, thirrjen e ezanit.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu, ka theksuar disa herë se është një mysliman i devotshëm dhe mjaft i përkushtuar ndaj riteve fetare, veçanërisht në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.


Shtuar 25.04.2022 11:51