SHPIRTI/ Ish-prokurori i Vlorës kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore, GJKKO lë në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Maksim Sota u la në “arrest shtëpie” pas operacionit “Shpirti” pasi dyshohet për shpërdorim detyre. Sota kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore.

Kujtojmë që gjatë operacionit “Shpirti” u shkatërruan disa grupe kriminale, dhe në kërkim janë edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

 

Shtuar 18.07.2021 12:07