Egli Tako ndan rrëfimin e sinqertë: “I qëndrova besnike premtimit”, thekson se në çift vajza meriton të trajtohet si princeshë

Në një intervistë të thellë për “Grida Duma Podcast”, Egli Tako zbuloi anët më intime të jetës së saj, duke prekur temat e dashurisë, shoqërisë, përvojës në Big Brother VIP dhe këndvështrimin e saj aktual mbi botën.

Ajo pranoi se realiteti i asaj eksperience është i pakrahasueshëm me çdo gjë tjetër. “Sapo futesh aty brenda, nuk e ke idenë nëse bota jashtë vijon të rrotullohet”, rrëfeu ajo, duke shtuar se i kishte premtuar besnikëri të dashurit dhe nuk do të kthehej pas fjalës së dhënë, pavarësisht ndërgjegjësimit të plotë se publiku po e vlerësonte.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, ish-banorja analizoi edhe mënyrën se si sot konceptohet dashuria.

Sipas saj, në ditët e sotme njerëzit nuk po investojnë më kohë dhe ndjenja tek tjetri. Ajo mbrojti idenë se në një raport, femra ka të drejtën të jetë më e llastuar dhe se është pikërisht ajo që duhet trajtuar si princeshë, jo mashkulli, duke theksuar se ky qëndrim, nëse pranohet edhe nga partneri, do ta bënte atë më të pjekur. Egli kritikoi edhe prirjen e shumë djemve për të joshur me para dhe objekte luksi, në vend që të ndërtojnë një lidhje të mirëfilltë.

Egli ndau gjithashtu arsyet se pse zgjodhi të largohej nga fiziku tepër muskuloz që kishte arritur me stërvitje.

“Tani e admiroj trupin tim më delikat dhe femëror,” u shpreh ajo.

E pyetur rreth jetës së saj të zemrës, ajo nuk e fshehu dëshirën për një person në krah, sidomos gjatë fundjavës, por qartësoi se nuk do të sakrifikonte lumturinë për asnjë histori dashurie që nuk ia plotëson këtë nevojë.


Shtuar 22.07.2026 07:22

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş