Efi largohet përfundimisht nga PërPuthen

Efi vendosi përfundimisht të mbyllë rrugëtimin e saj në “Përputhen”. Ajo hyri për të gjetur dashurinë e saj në program, por nuk ia doli pasi vendosi të largohej e vetme.

Nuk është vetëm Efi ajo që është larguar, pasi edhe Samiu tashmë i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në “Për’puthen”.

Në lidhje me këtë vendim, Efi bëri një sqarim i cili përfaqësonte një vendim të përbashkët për tu larguar si miq shumë të mirë.

“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq”, tha Efi.

Ajo u shpreh se nuk mund t’i ofronte diçka më tepër Samiut, prandaj vendosen të largoheshin.

“Me Samiun do të jemi miq shumë të mirë, por jetës nuk i dihet”, shtoi më tej Efi.

Nuk munguan as mesazhet për Mevlanin, ku i uroi që këtë vit të dalë i përputhur nga programi.

“Para se te dal nga Për’puthen i uroj që të dali çift dhe nuk dua ta zgjas më tepër”, tha Efi.

Efi largohet përfundimisht nga 'Përputhen'

Efi largohet përfundimisht nga 'Përputhen'

Efi largohet përfundimisht nga 'Përputhen'

Shtuar 29.04.2022 23:36