E zhgënjyer nga lidhja me Romeo Veshaj? Heidi Baçi: Dashuria e vërtetë është e rrallë

Heidi Baci është larguar mbrëmjen e djeshme nga programi “Goca dhe Gra”, ku ishte në panel me disa emra të njohur të showbiz-it.

Ish-banorja e BBV tregoi se po larghet nga Shqipëria dhe do rikthehet sërish për të jetuar në Itali, aty ku edhe e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.

E njëjta siç shihet ka ndarë rrugët edhe me partnerin e saj, Romeo Veshajn, me të cilin u njoh në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

“Dashuria, ajo e vërteta është shumë e rrallë. Ndoshta ne nuk e kemi parë kurrë. Shumë njerëz nuk do e kenë, nuk do e shijojnë kurrë atë gjë . Dashurinë që themi me të vërtetë”, u shpreh Baci duke treguar se dashuria me Romeo nuk paska qenë shumë e fortë. Ish-konkurrentja theksoi: “Kështu varet edhe nga koncepti që kemi ne për dashurinë”.

Dyshimet për ndarje erdhën pasi prej më shumë se një muaji nuk janë parë bashkë, ndonëse në rrjete sociale ndiqen akoma.


Shtuar 27.10.2024 22:38