E mbushur me operacione plastike? Revoltohet këngëtarja shqiptare (FOTO LAJM)

Lindita Halimi është një nga artistet që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në trup brenda disa viteve. Ndryshe nga shumë të tjerë ajo e ka arritur këtë gjë me punë të madhe fizike në palestër dhe sot ka linja për t’u pasur zili.

Ajo komentohet shpesh në media për këtë gjë, por këtë herë është bërë lajm diçka tjetër dhe jo format trupore perfekte. Një media e ka akuzuar Linditën se ka kryer operacione plastike, gjë që asaj nuk i ka pëlqyer aspak. Në artikull shkruhet se ajo ka bërë hundën operacion dhe një ndërhyrje në buzë. Mirëpo duke qenë se këto nuk janë të vërteta, Lindita ka sqaruar se nuk ka kryer asnjë operacion plastik deri më sot dhe është shprehur shumë e revoltuar për aludimet pavend.

“Hunda e bërë? Hahaha! Kurrë në jetë operacion plastik s’kam bërë, lip fillers nuk konsiderohet operacion plastik budalla!”, shkruan Lindita në një postim.

Kujtojmë se Lindita Halimi prej vitesh jeton në SHBA, ku ka krijuar një familje me reperin amerikan, Big D. Ajo nuk është shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, por sa herë rikthehet publiku i mirëpret këngët e saj. Para disa muajsh ajo vendosi të konkurronte sërish në Kënga Magjike pas gati 10 vitesh mungesë. Artistja mori pjesë me këngën “Pa t’pa”, një baladë e ndjerë që u pëlqye shumë.


Shtuar 19.07.2021 12:56