“E ke jetë të dytë”, këngëtari shqiptar i shpëton aksidentit të frikshëm

Këngëtari i njohur, Sabiani është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident që ka ndodhur në Tiranë.

Ka qënë vetë këngëtari që ka shpërndarë në ‘Instastory’ një foto të artistit Petro Xhori, ku shihet jashtë spitalit me miqtë e tij dhe vihet re se njëri prej tyre mban dorën në allçi.

“E ke jetë të dytë vëllai im”, ka shkruar Xhori përmbi foto, duke lënë të kuptohet se Sabiani, i cili është një nga shokët e tij më të mirë ka shpëtuar.

Shtuar 18.06.2021 10:27