E bija feston 1-vjetorin dhe Olta Boka i bëri një dhuratë të përjetshme (VIDEO)

Në 15 korrik të 2020-s, Olta Boka mori emrin nënë për herë të parë. Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar u bekua me një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Gaia. Sot vogëlushja feston 1 vit jetë dhe Olta i ka bërë dhuratën më të bukur për këtë datë të shënuar.

Pas këngës që i dedikoi bashkëshortit, Olta i ka dedikuar po ashtu një projekt muzikor të dalë nga zemra të voglës së saj. Ajo nuk është menduar fare dhe si titull i ka vendosur emrin e vogëlushes, që për të është dhurata më e bukur e jetës.

Para publikimit të këngës, Olta bëri një postim shumë emocionues në rrjete sociale. Ajo publikoi në Instagram një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Gaian. Boka është kujdesur që sërish t’ja mbulojë portretin, duke e ruajtur deri në fund privatësinë e vajzës.

“Per ty zemra me thur vargje dhe shpirti me end melodi. Por sot ne ditelindjen tende te pare s’kam fjale, ndaj te kushtova nje kenge e vogla mamit. Ta kesh perjete dhurate edhe kur te mos jesh me kaq e vogel. Edhe kur te kesh te voglen tende ne krahe. Edhe kur une te te shoh e buzeqeshur nga lart.

Te dua Gaia! Mama jote ?”, shkruan Olta përkrah fotos me vajzën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial)


Shtuar 16.07.2021 09:06