Moderatori i njohur, Isli Islami, ka eksperimentuar në disa fusha të ndryshme gjatë rrugëtimit të tij në Top Channel. Ai e ka nisur si spiker lajmesh dhe më pas moderator i emisionit të mëngjesit “Wake Up”.
Por jo vetëm kaq, pasi ai ka bërë një eksperiencë të shkurtër edhe në “The Voice of Albania”. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e emisionit “Në 1 javë”, prezantuar nga Arbana Osmani.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Isli foli për eksperiencën e tij në “The Voice of Albania”, ku tregoi se kishte realizuar vetëm një provë për këngën.
“A mund të flasim për djersën time në fytyrë nga sikleti? Unë aty kam bërë vetëm një provë. Nuk e harroj Kamela Islamaj që gjej rastin ta përshëndes dhe ta degjeneroj. E kishim lënë që nuk duhet të ishin trajnerët, ok më tha, Kamela harron fare dhe e shoh që po dilte dhe i them kur do e lemë provën, ajo më tha kam harruar fare”, tha Isli.