Bardhi kërkon llogari nga Begaj për dekretimin e Vlora Hysenit: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar vendimin e Presidentit Bajram Begaj për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, e cila pritet të zhvillohet javën e ardhshme pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas Bardhit, qytetarët nuk kanë nevojë për një shfaqje institucionale, por për përgjigje të qarta dhe llogaridhënie. Ai kërkoi që Presidenti të japë shpjegime për veprimet e tij, njësoj si kryeministri Edi Rama.

Të lidhura

None found

Shqipëria nuk ka nevojë për spektakël institucional, por për përgjigje konkrete.

Zhvillimet e rënda në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe vendosja e drejtueses së këtij institucioni nën masën e arrestit kanë krijuar një situatë që kërkon sqarime të plota.

Në këtë kontekst, mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar nga Presidenti Bajram Begaj, nuk duhet të shërbejë si një formalitet apo si një shfaqje institucionale.

Pyetja kryesore që Presidenti, duhet t’u përgjigjet shqiptarëve është se mbi çfarë verifikimesh u mbështet vendimi për dekretimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH.

Begaj duhet të bëjë publike se cilat informacione u shqyrtuan, çfarë kontrollesh u kryen dhe cilat procedura u ndoqën përpara emërimit të saj në drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare.

Opozita kishte shprehur më herët pikëpyetje dhe shqetësime për këtë emërim, ndërsa zhvillimet e fundit i kanë bërë ato edhe më urgjente.

Presidenti duhet të sqarojë gjithashtu se çfarë verifikoi ai dhe çfarë nuk u verifikua nga institucioni që drejton përpara dekretimit.

Çështje të rëndësishme lidhen edhe me mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, burimeve njerëzore dhe të dhënave sensitive që administron SHISH.

Nëse ka pasur ose ekziston rreziku që informacionet e këtij institucioni, identitetet e burimeve apo të informatorëve të jenë ekspozuar ndaj strukturave kriminale ose shërbimeve të vendeve jo mike, atëherë bëhet fjalë për pasoja potencialisht shumë të rënda për sigurinë kombëtare.

Përgjegjësia e Presidentit, sipas Bardhit, nuk lidhet vetëm me zhvillimet e ditëve të fundit.

Gjatë dy viteve të fundit janë bërë publike pretendime dhe shqetësime serioze për mënyrën e funksionimit të SHISH, si dhe për marrëdhënie të pretenduara mes individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar.

Begaj duhet të tregojë nëse këto shqetësime janë verifikuar nga institucionet përgjegjëse dhe, në rast se po, cilat kanë qenë përfundimet.

Kërkesa nuk lidhet me ndërhyrjen e Presidentit në hetimet e SPAK-ut apo në vendimmarrjen e gjykatave, por me detyrimin e tij për të dhënë llogari për përgjegjësitë institucionale.

Transparencë kërkohet edhe për bllokimin e betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas pretendimeve është bërë për llogari të Ergys Agasit.

Presidenti duhet të shpjegojë arsyet dhe bazën institucionale të vonesës prej më shumë se 47 ditësh për betimin e z. Asim Vokshi.

Gjithashtu, ai duhet të sqarojë nëse kjo vonesë ishte pjesë e një procedure normale institucionale apo nëse lidhej me rrethana të tjera që duhet t’u bëhen të ditura qytetarëve.

Akuzat për ndikim të paligjshëm apo ndërhyrje të grupeve kriminale në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese janë tepër serioze për të mbetur thjesht në nivelin e deklaratave politike. Ato kërkojnë transparencë dhe verifikim nga organet kompetente.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk mund të përdoret si zëvendësim për llogaridhënien. Njësoj si Kryeministri, edhe Presidenti duhet të përgjigjet për vendimmarrjen e tij, duke sqaruar se çfarë verifikoi, çfarë dinte, çfarë nuk dinte dhe cilat masa u morën për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një President që shfaqet vetëm pasi kriza ka shpërthyer. Ata kërkojnë një President që merr përgjegjësi, jep llogari dhe garanton se institucionet e sigurisë së Republikës nuk përdoren për interesa politike ose kriminale.

Përpara çdo mbledhjeje formale të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Bajram Begaj duhet t’u ofrojë qytetarëve transparencën që meritojnë.

Jo propagandë, jo formalitet dhe jo heshtje, por përgjegjësi dhe transparencë.


Shtuar më 25.09.2026 13:36

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel