“Do doja që BBVA ta fitonte Mirin”, Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur: Selin do ta bëja ministre direkt

Opinionistja e “Big Brother VIP 5”, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ndau mendimet e saj mbi zhvillimet e fundit në reality shoë.

Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te mbështetja që i ka dhënë Miri gjatë qëndrimit të tij në shtëpi dhe raportit që ai krijoi me Selin.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ajo u shpreh se për fituesin ka qenë e ndarë mes Mirit dhe Selin, duke vlerësuar këtë të fundit. Monika theksoi nëse do të ishte në politikë Selinën do t’a bënte ministre direkt.

Kryemadhi theksoi se do të kishte dashur që Miri të fitonte, por pranoi se në një garë ka vetëm një fitues.

“Ka pasur momente që Mirit i kam rënë. Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas kur ata vendosën të dy bashkë për të ndenjur në krevat, u kuptua që ishte një strategji dhe Miri do luante lojën e tij. Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte.

Në post-Big brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme.

Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij. Për Brikenën më erdhi keq që nuk ishte në finale,” tha Monika.


Shtuar 24.04.2026 16:24