Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga zjarri pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në segmentin Levan-Mbrostar.
Brenda mjetit ndodhej vetëm drejtuesi, i cili, pasi vuri re flakët, doli menjëherë prej tij dhe shmangu çdo rrezik për jetën.
Të lidhura
None found
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe neutralizuan flakët.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.








