Ditë e trishtë për Kledi Kadiun, ndahet nga jeta personi i afërm i balerinit

Balerini i njohur Kledi Kadiu, ka ndarë zemërthyer ditën e djeshme një “Instastory”, për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Beppe Menegatti.

Regjisori i teatrit dhe bashkëshorti i Carla Fracci vdiq ditën e djeshme në Romë, pas disa ditësh i shtruar në spital.

I lindur në Firence më 6 shtator 1929, Maestro Menegatti drejtoi vepra teatrale, baletë dhe shumë shfaqje botërore të kërcimit.

Mesa duket Kledi Kadiu, ka patur një marrëdhënie të veccantë me regjisorin, me të cilin ka ndarë një foto krah të cilës shkruan:

“Mirupafshim Masetro Beppe. E di që do jesh i lumtur krah Carlës”.


Shtuar 18.09.2024 09:32