Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri: Kështu e bëjmë ne…

Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, është zgjuar sot me një surprizë mjaft romantike nga partneri i saj.

Ajo ka publikuar në “InstaStory” një buqetë me lule, për të cilën falenderon Erolld Belegun.

“Mëngjese si ky. Faleminderit Erolld Belegu”, shkruan nutricionistja. Postimi është rishpërndarë gjithashtu edhe nga biznesmeni i cili e ka shoqëruar me këngën e Montell Jordan, “This is how we do it” (kështu e bëjmë ne).

Historia e dashurisë mes Diola Dostit dhe biznesmenit kosovar Erolld Belegu erdhi e papritur për publikun, por duket se njësoj surprizues ka qenë edhe për vetë çiftin.

Historia e tyre ka nisur vetëm pak muaj më parë dhe lidhja ka avanucuar me hapa të shpejt.


Shtuar 15.05.2024 11:30