Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kukës. Sipas policisë, një 27-vjeçar nga Kosova duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, rreth 60-vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia e Kukësit, thotë se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të martës, në fshatin Gjegjan.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes së rëndë


Shtuar 15.05.2024 10:50