Ish-banori i kthehet ashpër Jetmirit: Nuk mundet që të vijë nga Kanadaja dhe të na bëjë për budallenj

Ilir Beqiri,  ish-banor i spektakleve më të hershme të formatit “Big Brother”, në një intervistë për “Ora News” analizoi ecurinë e banorëve deri në këtë fazë lojës në “BBV3”.

Në analizën e tij ai u ndal tek Jetmiri, për të cilin tha se do kishte bërë më mirë të mos kishte hyrë fare në atë shtëpi.

“Jetmiri bëri shumë mirë që doli, por akoma më mirë do të kishte bërë nëse nuk do të kishte fare me atë mendësi që hyri, duke iu treguar banorëve aty dhe ne shqiptarëve se bëhet.

Nuk mund të vish ti nga Kanadaja e të na bësh ne të gjithëve “injorantë” dhe të na tregoish se çfarë është kultura.

Sepse pjesën më të madhe të jetës e kaluar në këtë vend dhe nëse je kalitur, atje mund të kesh marrë opsionin B, por mënyra se si u spostua ishte e gabuar duke na treguar se ti je i zgjuar dhe ne jemi budallenj”, tha Ilir Beqiri.


Shtuar 15.05.2024 11:34