Monika Lubonja ka shpërndarë sërish në Instagram një video ku shkrimtari Primo Shllaku flet për dashurinë jashtë martesës. Deklarata u bë të shtunën në emisionin “Se Luan Topi”, të Erjona Rusit.
Biseda mori shkas nga libri i Shllakut, “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, personazhi kryesor i të cilit është një i ri që dashurohet me një grua të martuar. Sipas shkrimtarit, një ndjenjë e tillë mund t’i lindë kujtdo: edhe njerëzit e martuar kanë shpirt dhe martesa, ndonëse është kontratë, nuk e than shpirtin njerëzor.
Të lidhura
None found
Ripostimi i videos nga Lubonja është një reagim që tregon pajtimin e saj me qëndrimin e Shllakut se edhe të martuarit mund të dashurojnë jashtë martesës. Kjo ndodh pak kohë pasi u publikuan video intime të regjistruara në studion e kompozitorit Adi Hila, në të cilat shfaqej edhe aktorja.
Gjatë intervistës, Erjona Rusi e pyeti Shllakun nëse, sipas tij, një person i martuar ka të drejtë të përjetojë dashuri jashtë martesës. Ai u përgjigj se po, duke thënë se askush nuk del me qëllimin për t’u dashuruar me një grua. Sipas tij, dashuria lind përtej planeve të njeriut dhe, pasi shfaqet, ai e ka veten më pak nën kontroll se më parë. Shllaku përmendi gjithashtu se «jemi në kohë të Ballhutës».
I pyetur edhe për videot intime të publikuara pak kohë më parë, Shllaku i cilësoi ato si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga pakënaqësia e publikut ndaj klasës politike shqiptare.
Shkrimtari tha se popullit shqiptar, të cilin e përshkroi si ende të uritur seksualisht, i hidhet një skandal seksual për t’i devijuar vëmendjen. Sipas tij, kjo ndodh ndërsa qeveria dhe klasa politike përballen me kundërshtim të madh publik: qytetarët flasin për politikanë që përfundojnë në burg dhe skandalet e tyre nuk po qetësohen. Në këto rrethana, tha ai, publikimi i një, dy apo tre videove krijon një tjetër qendër vëmendjeje.







