Degradon situata mes Adës dhe Edit pas takimit: I ke buzët dhe b*thët të bëra (VIDEO)

Ada dhe Edi janë dy nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” në këtë sezon. Dyshja zhvilluan takimin e parë bashk ku kishte goxha afrimitet por nuk pati fund të mirë. Dy ditë më vonë dyshja papritur në studio zbuloi se nuk po flasin më me njëri-tjetrin dhe se janë bërë bllok edhe në Instagram.

Të pyetur nga Bora dhe Arjani se çfarë po ndodh realisht mes tyre ata si padashje zbuluan se ishin takuar edhe para nisjes së programit dhe se bllik janë bërë se nuk po gjejnë përputhjen. Me fjalë të ndryshme nga njëri-tjetri dyshja ngritën dyshimet e Arjanit por edhe konkurrentëve të tjerë se diçka po fshehin ose po luajnë për vëmendje.

Dje në emision u transmetua takimi i Edit me Alvisën për të cilën ai tha se është ndjerë 200% më mirë se me Adën.

“Më pëlqejnë femrat natyrale.”,- tha Edi duke paragjykuar Adën për operacionet. Kjo e preku jo pak atë e cila ia ktheu: “Ti je si femër. Mua nuk më vjen aspak inat për ty, mos mendo se më vjen inat.”

“Kjo më shkruante gjatë gjithë kohës”- ja kthen Edi. “Po , sepse ti më kërkoje taksi. Thuaji gjërat ashtu siç janë mos u bëj me 200 fytyra”,- ia ktheu Ada.

Duket se gjërat mes tyre janë agravuar goxha e na mbetet të shohim si do vijojë raporti më tej.


Shtuar 21.09.2021 08:57