Bëhuni gati për refrenin e verës, Alban Skënderaj publikon këngën e re (VIDEO)

Që Alban Skënderaj është një nga të paktët artistë me “A” të madhe në vendin tonë, kjo është pak por e sigurtë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ai na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Mirëpo, gjatë 2020 ai nuk ishte shumë aktiv me projekte muzikore, sikundër jemi mësuar ne me të. E padyshim mungesa e Albanit është ndjerë më shumë se mungesa e kujtdo.

Megjithatë, këtë vit artisti u rikthye fuqishëm dhe vetëm pak më parë ka lançuar këngën e tij më të re.

“Zjarr në shpirt” titullohet projekti i tij i ri dhe të themi të drejtën, na kishin munguar kaq shumë këto balada.


Shtuar 12.05.2021 15:52